Glauk Olldashi zgjidhet për herë të parë në Kryesinë e PD-së

Glauk Olldashi zgjidhet për herë të parë në Kryesinë e PD-së
Glauk Olldashi është zgjedhur për herë të parë anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, pas votimit të zhvilluar në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Djali i të ndjerit Sokol Olldashi ishte mes emrave të rinj që siguruan mbështetjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, duke u bërë pjesë e forumit drejtues të partisë.
Zgjedhja e tij vjen në kuadër të rinovimit të Kryesisë së PD-së, ku 14 nga 20 anëtarët e zgjedhur janë për herë të parë pjesë e këtij organi drejtues. Sipas të dhënave zyrtare, 60% e anëtarëve të rinj të zgjedhur janë gra, vajza dhe të rinj nën moshën 35 vjeç.
Përfshirja e Glauk Olldashit në Kryesinë e Partisë Demokratike konsiderohet si pjesë e afrimit të brezit të ri në strukturat drejtuese të selisë blu.











