Aksidenti me dy viktima në autostradën Durrës-Tiranë, shoferi dyshohet se pësoi infarkt. 12 të plagosur, shtatë në gjendje të rëndë
Eme Murati1 min lexim

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Durrës-Tiranë, ku një autobus është përmbysur pasi është përplasur me bordurat, ndërsa kanë humbur jetën dy persona
Siç raportohet , autobusi ishte i linjës Berat-Tiranë, ndërsa linja ka funksionuar edhe më parë.
Dyshohet se shoferi ka pësuar një përgjumje ose një infarkt.
Ministria e Shëndetësisë raportoi se 12 persona kanë mbetur të plagosur, 7 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Drejtori i Policisë Rrugore, Perlat Vatoci është shprehur: “Dyshohet humbje e kontrollit të drejtuesit të mjetit. Autobusi s’ka pasur kontakt me mjete të tjera”.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











