Tensione te ‘Politekniku’/ Përplasje fizike mes protestuesve dhe rojeve të universitetit, studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën
Eme Murati1 min lexim

Tensionet janë përshkallëzuar ndërsa një pjesë e protestuesve u zhvendosën nga sheshi para Kryeministrisë te Universiteti Politeknik.
Protestuesit dhe rojet e universitetit janë përplasur fizikisht, ndërsa studentët kërkojnë të marrin sërish banderolën.
Sipas tyre, policia ndërhyri duke i rrëzuar studentëve banderolën që kishin shpalosur në katin e sipërm të universitetit.
Në videot e siguruara , disa nga proetstuesit që janë futur brenda në universitet, kanë dëmtuar xhamat e dritareve, por edhe pajisjet të cilat gjendeshin në auditorë.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











