Rama në mbledhje me grupin e PS, zbardhet kërkesa e kreut të qeverisë drejt deputetëve, mungon Spiropali
Eme Murati1 min lexim

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në mbledhjen e përjavshme të mbledhjes së Grupit të PS, e cila ka mbaruar vetëm pak minuta më parë
Burime nga kjo mbledhje citojnë Ramën t’i ketë kërkuar deputetëve të jenë më aktiv në rrjetet sociale dhe në Kuvend.
Kjo kërkesë e Ramës vjen në një kohë kur jo i gjithë grupi parlamentar i PS është shfaqur aktiv në rrjetet sociale përballë retorikës së shprehur nga protestuesit.
Ne mbledhje nuk mori pjesë Elisa Spiropali, e cila në javët e shkuara ka komentuar protestën duke kërkuar që zëri i tyre të dëgjohet dhe të ketë reflektim
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











