Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, policia “blindon” zonën
Eme Murati1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të enjteje në Shkodër.
Siç raportohet ngjarja ka ndodhur në zonën pranë ish-Fabrikës së Miellit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë rrethuar gjithë perimetrin përreth dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të incidentit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











