Rama vuri imazhin e një flamingoje si foto profilin në Facebook, ironia e Koçekut me kullën në Tiranë: Mund t’ia sugjeroni këtë si…
Eme Murati1 min lexim

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar ditën e sotme foton e profilit të tij në Facebook, duke vendosur imazhin e një flamingoje.
Pas kësaj ka reaguar edhe deputetja Marjana Koçeku, tashmë e larguar nga radhët e Partisë Socialiste.
Koçeku ka ironizuar kryeministrin Rama duke u shprehur se ai mund të përdorë si foto profili një nga kullat më të njohura në Tiranë, atë pranë Teatrit të Operas dhe Baletit.
Deputetja Koçeku ka modifikuar foton, duke i vendosur kullës një sfond ngjyrë rozë dhe duke shkruar: “Mund t’ia sugjeroni për foto profili.”
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











