Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi
Eme Murati1 min lexim

Aksident në kthesën e Viroit, përplaset mikrobusi me turistë me një Audi
Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në kthesën e Viroit, ku janë përplasur një mikrobus me turistë dhe një automjet tip Audi.
Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar drejt spitalit të Gjirokastrës për të marrë ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve nuk bëhet ende e ditur.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











