Zjarr në Karaburun/ Përfshihet sipërfaqe e madhe pyjesh, tymi pushton vijën bregdetare
Eme Murati1 min lexim

Një vatër e madhe zjarri është shfaqur këtë të shtunë në zonën e Karaburunit, ndërsa re të dendura tymi janë bërë të dukshme përgjatë vijës bregdetare, duke tërhequr vëmendjen e pushuesve dhe banorëve të zonës.
Sipas pamjeve , flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi në shpatet e Karaburunit, ndërsa tymi i dendur është përhapur në një zonë të gjerë, duke qenë i dukshëm edhe nga deti.
Deri tani nuk ka informacion zyrtar për sipërfaqen e përfshirë nga zjarri.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











