“Ma këpute shpirtin”, Alberije Hadergjonaj prek me fjalët për mikeshën që humbi jetën në New York
Eme Murati1 min lexim

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alberije Hadergjonaj, ka ndarë me ndjekësit një dhimbje të madhe personale, pasi ka humbur mikeshën e saj të ngushtë, Donike Gocaj, e cila ndërroi jetë tragjikisht në New York.
Përmes disa “Instastory”-ve prekëse, Alberija ka shprehur dhimbjen për humbjen e mikeshës së saj, duke publikuar foto dhe mesazhe emocionuese në kujtim të saj.
“Me këpute shpirtin me ikjen tënde zemra ime. Ti ishe dhe do të jesh mikja ime e shpirtit. Sa të kem frymë do t’i kujtoj momentet me ty”, shkruan artistja në një nga postimet më prekëse.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











