Dita e 18-të e protestës jopartiake, qytetarët ‘stacionohen’ para Kryeministrisë, nisin fjalimet: Votimi në PE për zonat e mbrojtura, fitorja jonë e parë

Sot mbahet në kryeqytet dita e 18-të e protestës jopartiake.
Qytetarët u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’, për të marshuar më pas në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë, aty ku po mbajnë fjalimet.
“Dhe kjo nuk është një fitore e vogël, nuk është rastësi, as dhuratë që na vjen neve. Kjo është ajo kërkesë që kemi bërë prej ditës së parë dhe arritëm fitore”, tha një nga protestuesit për votimin në PE për zonat e mbrojtura.
Sipas nismëtarëve, sot fjala përveç të rinjve do t’u jepet edhe të moshuarve.
“Do të jemi këtu derisa ata që e kanë katandisur këtë vend të përfundojnë pas hekurave”, u shpreh një i ri.
Sot, ashtu siç edhe u lajmëruar, nisja e grumbullimit u shty për në orën 19:00 nga ora 18:00 që ka qenë ditët e kaluara.











