Shoku ‘hapi’ gojën dhe dëshmoi për vrasjen e 23-vjeçarit, 3 vëllezërit Bushgjokaj e grushtuan dhe e shtrinë në tokë, dhunuan edhe efektivët
Eme Murati1 min lexim

Vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj kanë dhunuar fizikisht Petrit Çakri, pasi ky i fundit vendosi të ‘hapë’ gojën dhe të dëshmojë për vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, ngjarje për të cilën akuzohen të katërt
Raportohet se sipas vëllezërve, Çakri ka gënjyer mbi dëshminë që po jepte për rastin, e kjo ka shkaktuar reagimin e tyre, duke e dhunuar fizikisht e duke e shtrirë përtokë.
Ndërkohë, ata kanë dhunuar edhe efektivët e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për të ndaluar konfliktin.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











