Sherri i dhunshëm në GJKKO brenda kafazit të xhamit, momenti kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme
Eme Murati1 min lexim

Këto janë momentet kur forca të shumta policie futen me vrap në ambientet e Gjykatës së Posaçme, pas marrjes së njoftimit se në seancë po regjistrohej një sherr fizik.
Bëhet me dije se sherri ndodhi në seancën paraprake të gjyqit për vrasjen e 23-vjeçarit nga Klosi, Renis Dobra.
Incidenti i rëndë ndodhi kur një nga të pandehurit, Petrit Çakraj, pasi ky i fundit ka nisur të dëshmojë për ngjarjen.
Më pas kanë qenë të pandehurit e tjerë, vëllezërit Aleksandër, Kristi e Fatjon Bushgjokaj, të cilët e kanë dhunuar këtë të fundit pasi “hapi” gojën.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











