Operacion me policinë kundër grupit të strukturuar kriminal, SPAK: Kërkohet ekzekutimi i masave ndaj disa personave për trafik droge dhe pastrim parash
Eme Murati1 min lexim

SPAK ka njoftuar se ka nisur një operacion së bashku me policinë e shtetit kundër një grupi të strukturuar kriminal.
Sipas njoftimit, ky operacion ka si synim ekzekutimin e masave ndaj disa personave të përfshirë në trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të shumave të mëdha parash.
Sipas SPAK, detaje të reja do të jepen në fund të operacionit.
“SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon sot një operacion për ekzekutimin e masave të sigurimit ndaj disa personave, të dyshuar për veprat penale trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim parash në vlera të mëdha, në formën e grupit të strukturuar kriminal. Detaje më të hollësishme do të njoftohen pas përfundimit të operacionit”, njofton SPAK.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











