Ish-ministri Genc Ruli paraqitet në Gjykatën e Posaçme, do të dëshmojë për dosjen “Partizani”
Eme Murati1 min lexim

Ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë në qeverinë e ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Ruli, është paraqitur paraditen e sotme në Gjykatën e Posaçme.
Siç bëhet me dije, Ruli do të dëshmojë në lidhje me dosjen “Partizani”, ku mes të akuzuarve është edhe kreu i PD, Sali Berisha.
Kjo nuk është hera e parë që Ruli dëshmon në lidhje me këtë dosje, teksa më parë janë marrë disa ish-ministra e zyrtarë të tjerë për të dhënë deklaratat e tyre para gjykatësve dhe prokurorëve.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











