Detaje të reja nga vrasja në Paskuqan/ Autori i dyshuar breshëri plumbash nga makina, RENEA zbarkon në kërkim të autorit
Eme Murati1 min lexim

Detaje të reja janë zbuluar nga vrasja që ndodhi mesditën e sotme në Paskuqan, pas të shtënave me armë.
Mësohet se viktima 26-vjeçari Ardian Baloshi është qëlluar në rrugë. Në momentin që është vrarë viktima ka qenë me shokët e tij.
Ndërkohë autori i dyshuar, 39-vjeçari Sadik Llanaj, ka qenë në makinë në momentin që ka shkrepur armën.
26-vjeçari Ardian Baloshi është paraqitur në Spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku nuk mundi t’i mbijetonte dot plagëve të marra.
Policia ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes, ku gjithashtu mësohet se përplasja mes dy personave ka ndodhur pranë një kalçetoje.
Përveç policisë e cika është në kërkim të autorit, në operacion janë përfshirë edhe forcat RENEA.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











