Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
Eme Murati1 min lexim

Shqiptarët në Greqi janë mbledhur sot para sheshit Sintagma në Athinë, duke iu bashkuar kështu protestës kundër investimit në Zvërnec.
Bëhet me dije se shesh kanë dalë shqiptarë, grekë dhe palestinezë, me pankarta në duar, duke kërkuar anulimin e projektit.
E ndërkohë ditën e sotme ka pasur sërish protesta në diasporë, si në Itali, Gjermani apo në Uashington DC.
Sakaq në Tiranë, sot është dita e shtatë e protestës, teksa paradite është mbajtur një e tillë në Zvërnec.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











