Meta lë sërish qelinë për 12 orë, ish-presidenti mbërrin në ambientet ku do të presë ngushëllimet për ndarjen nga jeta të babait të tij
Eme Murati1 min lexim

Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë, për të dytën ditë, pas ndarjes nga jeta të babait të tij.
Meta ka mbërritur në ambientet ku do të mbahen pritjet për ngushëllime, ku ka leje për të qëndruar 12 orë.
Ai është i shoqëruar nga policia, nën masa të rrepta sigurie. Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, u nda nga jeta në moshën 83-vjeçare.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











