Grabitet një bankë në Tiranë, autori futet në institucion me armë zjarri
Eme Murati1 min lexim

Një bankë është grabitur nga një person i armatosur ditën e sotme në kryeqytet, në rrugën “Gjin Bue Shpata”.
Siç raportohet, personi i armatosur është futur brenda në institucion dhe e ka grabitur.
Në njoftimin e policisë sqarohet se autori u fut në bankë i maskuar dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të grabis një shumë parash.
Raportohet se autori lëvizte në zonë me një skuter.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











