Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda
Eme Murati1 min lexim

Kryeministri Edi Rama do të mikpresë të martën Presidentin e Këshillit të Europës, Antonio Costa, i cili viziton Tiranën si pjesë e një serie vizitash diplomatike në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.
Vizita realizohet në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor, që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.
Samiti vjen gjashtë muaj pas atij të fundit në Bruksel, duke riafirmuar angazhimin e Bashkimit Europian për forcimin e marrëdhënieve me Ballkanin Perëndimor.
Programi i vizitës në Tiranë përfshin:
11:15 – 12:00: Takim bilateral mes dy delegacioneve
12:15 – 12:45: Konferencë e përbashkët për shtyp
Gazetarët që do të jenë të pranishëm në konferencë duhet të fillojnë procedurat për akreditim përpara mbajtjes së saj.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











