Caktohet zëvendësuesi i Elidon Çelës pas shkarkimit për shkak të protestave në Zvërnec, Edvin Ndreu komandohet drejtor i Policisë së Vlorës
Eme Murati1 min lexim

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të Policisë së Vlorës pas shkarkimit të Elidon Çelës.
Çela u shkarkua pas protestave në Zvërnec dhe incidentit ku një qytetar u mor zvarrë nga një grup rojesh private që mbronin rrethimin.
Mos ndërhyrja e efektivëve të policisë së Vlorës të cilët ishin në vendngjarje solli jo vetëm shkarkimin e tij, por edhe ndryshime në strukturat e policisë në qark si dhe marrjen në hetim të tyre, siç e theksoi dhe kryeministri Rama gjatë konferencës së tij gjatë ditës së sotme.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











