Skafi u afrohet pushuesve në Ksamil, drejtuesi i mjetit lundrues nuk i bindet as Policisë Kufitare
Eme Murati1 min lexim

Konstatohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare një mjet lundrues, i cili shkeli tapat kufizuese duke u futur në zonën e notimit në Ksamil.
Me t’u konstatuar skafi iu dha sinjali për të ndaluar por drejtuesi nuk i është përgjigjur urdhrit të Policisë Kufitare, për verifikim dokumentash.
Për rrjedhojë iu bllokua për një afat prej 60 ditësh mjeti lundrues dhe njëherazi iu vu edhe një gjobë me 500.000 lekë pronari i tij, shtetasi A. M, banues në Ksamil.
Nga verifikimet e policisë, rezulton se biznesi në pronësi të tij ka në përdorim 10 mjete lundruese të tjera, të cilat po verifikohen. Sipas burimeve nga Policia Kufitare mësohet se kontrollet do të jenë të përditshme.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











