U konfliktuan për një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra/ Plagoset me thikë në bark i riu në Korçë, identifikohet autori
Eme Murati1 min lexim

Një i ri është plagosur me thikë nga një person tjetër gjatë një konflikti në Korçë.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se i riu ka marrë një plage të lehtë në bark ndërsa ka edhe lëndim nga goditjet me grushta.
Siç raportohet, ai ndodhet në spital në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Policia ka arritur të identifikojë autorin dhe është vënë në ndjekje të tij. Shkak i konfliktit dyshohet një borxh prej 100 mijë lekësh të vjetra çka ka sjellë edhe degradimin e situatës deri në përdorimin e thikës.
Aktualisht po merret deklarimi i të riut të plagosur ndërsa nga ana tjetër policia është vënë edhe në kërkim të autorit të identifikuar.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











