Aksioni i SPAK dhe Anitmafias së Barit ndaj grupit kriminal shqiptar, GJKKO lë në fuqi masat fillestare, arrest shtëpie për bashkëshorten e Igli Kamberit
Eme Murati1 min lexim

Gjykata e Posaçme ka verifikuar masat e sigurimit për të arrestuarit për çështjen e pastrimit të parave në lidhje me hetimet e kryera ne bashkëpunim me autoritetet italiane.
Siç bëhet me dije, trupa gjykuese la në fuqi masat e sigurimit ‘arrest ne burg’ për Edi Brahaj, Ergys Kastrati dhe Saimir Pirra, ndërsa për Dritan Buzi la në fuqi masën ‘arrest shtëpie’.
Masa e sigurisë është ndryshuar për bashkëshorten e Igli Kamberit, Nevila Kamberi, e cila u la në “arrest shtëpie” ndërsa shoferi që tentoi futjen e 680 mijë eurove nga Mali i Zi drejt Shqipërisë më 2025, u la në ‘detyrim paraqitje’.
Ndërkohë trupa gjykuese ka ndryshuar masën e sigurisë nga arrest në burg në detyrim paraqitje për Lefter Nelajn.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











