Kontrollet në burgje/ Iu gjetën dy shishe alkool, merret në pyetje i dënuari me burgim të përjetshëm: Ishte lëng boronice, e dua se vuaj nga veshkat

Mbasi kontrolluan në Burgun e Sigurisë së Lartë të Peqinit dhe gjetën telefona dhe alkool, komisioni i disiplinës së burgut ka marrë në pyetje të dënuarin me burgim të përjetshëm, Gazmend Brakën, të njohur si Gaxhai.
Burime bëjnë me dije se, nga kontrollet më herët, Gaxhait i kanë gjetur dy shishe alkool, verë dhe uiski. Sot është pyetur për praninë e këtij alkooli.
Eshte deklru deklaruar: “Nuk është alkool. As uiski dhe as verë, por është lëng boronice dhe unë e përdor se vuaj nga veshkat dhe dua t’i pastroj ato”.
Pritet një përgjigje nga laboratori, pasi SHKBB e burgjeve po heton për alkoolin, për të marrë një përgjigje zyrtare.
Ndërkohë, i njëjti komision ka marrë në pyetje edhe dy të dënuar të tjerë, të cilëve u kanë gjetur dy telefona. Ata e kanë pranuar që telefonat ishin të tyre, por s’kanë treguar se si i kanë futur.
Prej javësh, burgjet në Shqipëri janë përfshirë nga kontrolle dhe për të gjitha ato ka pasur njoftime zyrtare. I fundit ishte në burgun e Fushë-Krujës mbrëmjen e kaluar, ku u gjetën telefona.











