E rëndë në Tiranë, gardisti qëllon veten me armën e tij të shërbimit brenda në banesë
Eme Murati1 min lexim

Një gardist, 42 vjeç ka qëlluar veten me armë dhe ka ndërruar jetë në banesën e tij.
Sipas policisë, gardisti ka qëlluar veten me armën e tij të shërbimit.
Njoftimi i policisë:
-Më datë 27.05.2026, rreth orës 07:05, në banesën e tij, në Rrugën e Dibrës, është konstatuar pa shenja jete shtetasi A. G., rreth 42 vjeç, punonjës i Gardës. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se është vetëvrarë me armën e shërbimit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











