Tritol në rrethimin e një kantieri ndërtimi në Kamzë, ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, shkaktohen dëme materiale
Eme Murati1 min lexim

Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Kamzë
Rreth orës 03:40, në bulevardin “Nënë Tereza”, në pjesën e jashtme të rrethimit të një kantieri ndërtimi ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse.
Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve dhe dokumentimin e plotë të rastit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











