Mban mend çfarë kisha veshur? Video ku Klevisa dhe Indri tregojnë se njihen jashtë Fermës, bëhet virale

Klevisa është një ndër fermeret më të reja në Fermë dhe me të hyrë, ajo shfaqi interes për Indrin. Nuk ka kaluar shumë kohë kur ajo i rrëfeu Romirit se e njeh Indrin më herët, por tanimë i ka përmendur detaje nga njohja jashtë edhe vetë Indrit, ku ky i fundit nuk e mohon, madje tregon se kanë edhe foto bashkë.
Klevisa: A mban mend çfarë kam patur unë veshur tek sfilata?
Indri: Jo tash, mos e ekzagjero
Klevisa: A ke qenë te sfilata?
Indri: Po
Klevisa: E mban mend një veshje të kuqe, si e hapur kështu?
Indri: Po
Klevisa: Ajo kam qenë unë
Indri: Ahaa, më duket se kemi edhe foto bashkë
Klevisa: Kena, kena
Indri: Kena ë?
E sipër t’u shfajësuar tek produksioni, Klevisa afron mikrofonin pranë gojës dhe shton:
Unë nuk e mbaja mend që e njihja Indrin nga jashtë, ju betohem. E kisha harruar fare.
Ju si mendoni, pas gjithë atyre detajeve, e kishte harruar apo jo?











