I dënuar për mosdeklarim pasurie, Gjykata e Lartë prish vendimin për ish-anëtarin e KPA-së
Eme Murati1 min lexim

Gjykata e Lartë ka prishur vendimin për ish-anëtarin e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i dënuar më herët për mosdeklarim pasurie.
Siç raportohet, ish-gjyqtari i vettingut kishte bërë rekurs dhe gjyqtari i Gjykatës së Lartë, Gent Shala, ka prishur vendimet me të cilat Hajdari ishte dënuar.
Ardian Hajdari ishte denoncuar nga prokurorë të shkarkuar dhe u hetua nga SPAK, ndërsa ishte dënuar me gjashtë muaj burg, dënim i cili më pas iu konvertua në shërbim prove.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











