Paralajmëron ish-shefi i Policisë Rrugore: Moza Ahmeti është si Antonov, ka ndezur vetëm një motor

Ish-shefi i Policisë Rrugore ka bërë deklarata të forta në emisionin “Mes’dritë”, ku ka folur për pjesëmarrjen e kushërirës së tij, Mimoza Ahmeti, në reality show-n “Ferma VIP”.
Ai e krahasoi Mimozën me avionin gjigant “Antonov”, duke theksuar se sipas tij ajo ende nuk ka shfaqur potencialin e saj të plotë në lojë.
“Gjithë fisi e ka pasur dhe vazhdon ta ketë pikë të dobët Mozën. E patë çfarë avioni u ul në Prishtinë para disa ditësh? Antonov, avioni më i madh në botë. Për mua, e tillë është Moza. Më vjen keq që ajo ka ndezur vetëm një motor dhe ende nuk është aktivizuar plotësisht.”
Ai shtoi se Mimoza është shumë e aftë në aspektin psikologjik dhe social të lojës.
“Ajo është shumë njerëzore në çdo dimension. Mimoza e njeh mirë psiko-sociologjinë, edhe nga përvoja e jetës. E di shumë mirë që aty bëhet fjalë për një eksperiment social.”
Duke komentuar përplasjen e saj me Zhakun në spektaklin e fundit, ai u shpreh:
“O Zhak, mos i hyr Mozës në hak, sepse Moza të merr zhag. Ajo nuk e kupton që në këtë mënyrë po e ngre edhe më lart.”
Ai foli edhe për anën e saj familjare, duke e përshkruar si një nënë shumë të përkushtuar dhe të dashur.
“Si nënë është gjigante. Është shumë protektive dhe e kujdesshme. Është shumë e dashur dhe fëmijët e mi e duan shumë.”











