Noizy pasi i këndoi drogës dhe bullizimit të femrave sot kërkon etikë në media. Mesazhi për Luana Vjollcën.

Ju kujtohet Noizy me pantallonat e varura që i dukeshin mbathjet? Asokohe nga sherret që ai i quan ndeshje në rrugët e Anglisë erdhi e u bë artist në Shqipëri. Por edhe të quajturin art e fundosi me këngët e tij.
Noizy i këndoj drogës, armëve, degradoi figurën e femrës, ndonse sot duket se është pjekur! Le ti rikujtojmë Noizyt gjithë bashkë kohën kur priste e vriste pa të keq, ja përshembull si në këngën “Ak47” ku shprehet: t’lidhi komb e dur të prehesh ti në furrë!. Harroi Noizy kur e bënte pazarin e drogës si të shiste sheqer. “Eci rond si 100 kile, sbojm transport nën 100 kile”- një tjetër frazë edukuese.
Harroi Noizy kur këndonte: “nusen tane ta ka q* krejt estrada”, harroi Noizy kur ka dhënë intervistën tek Ermal Mamaqi e nxorri emrat e të gjitha vajzave që kishte kryer marrëdhënie. Për një moment Noizy harroi të gjithë këto bullizime kundrejt femrave, harroi kur i jepte edukatë të rinjve sesi shitet e blihet droga. Noizy harroi gjithëcka sepse sonte papritur vendosi ta kthej Instagramin e tij në një faqe ku flet për etikën e medias.











