Tubimi për gjuhën shqipe në RMV, organizatori Mevlan Ademi: Studentët nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, protesta jonë është paqësore
Eme Murati1 min lexim

Mijëra student shqiptarë janë mbledhur sot në Maqedoninë e Veriut për protestën e tyre për gjuhën shqipe.
“Herën e fundit u ankuan për flamurin shqiptar, ju lutem sot ta ngrini sa më lart flamurin shqiptar. Ne vijmë të protestojmë në mënyrë paqësore.
Studentët shqiptarë nga Tirana po dërgohen me dhunë në Kumanovë, ndërkohë që protesta po mbahet në Shkup. Ne po dalim të protestojmë në mënyrë paqësore, por po provokohemi gjatë rrugës.
Polici, edhe ju duhet të na mbroni.
Së bashku shqiptarë, bijtë e shqiponjës, në një kauzë të pandarë, përjetësisht jemi krenarë”, u shpreh organizatori Mevlan Ademi.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











