Spanja merr goditjen e rëndë para Botërorit, talenti i Barcelonës nuk do të grumbullohet për Kupën e Botës
Eme Murati1 min lexim

Fermín López do të mungojë në Botëror pas dëmtimit të pësuar në këmbë, raportojnë mediat spanjolle.
Sipas gazetës sportive Sport, mesfushori pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në ditët në vijim dhe do të jetë jashtë fushave për rreth 4 deri në 8 javë.
Ky është një lajm i rëndë për kombëtaren spanjolle dhe për tifozët e lojtarit të Barcelonës, i cili shihej si një nga alternativat kryesore për turneun botëror.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











