“Gjuha shqipe amanet”/ Protesta në RMV, studentët shqiptarë kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit maqedonas
Eme Murati1 min lexim

Në Shkup vijon protesta e madhe e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për gjuhën shqipe.
Në thirrjet e tyre, ata kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit të vendit, Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë, Igor Filkov.
Ata gjithashtu dëgjohen duke thirrur: “Gjuha shqipe identitet, gjuha shqipe amanet, gjuha shqipe nuk negociohet”.
Këtyre protestave i janë bashkuar dhe studentët shqiptarë nga Kosova, ndërsa ata nga Shqipëria vijojnë të jenë të bllokuar në kufi.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











