“Daskani bëhet me motër ose vëlla”, Dafina Zeqiri surprizon fansat në koncertin në Tiranë
Eme Murati1 min lexim

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka surprizuar publikun gjatë koncertit të madh të mbajtur në qendër të Tiranës ditën e djeshme. Artistja zbuloi se është në pritje të fëmijës së saj të dytë.
Mes atmosferës elektrizuese dhe duartrokitjeve të fansave, këngëtarja ndau lajmin nga skena me nota humori. “Sonte kam kënduar vetë i dyti. Kemi vendosur me Kreshnikun të bëjmë një skuadër futbolli, por nuk më besuat”, u shpreh ajo.
Vetëm pak muaj më parë, në korrik të vitit 2025, Dafina u bë nënë për herë të parë me ardhjen në jetë të djalit të saj, Daskan. Tashmë, familja e artistes pritet të zgjerohet sërish, pasi konfirmohet se ajo ndodhet në muajt e dytë të shtatzënisë.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











