Veprimet e kryera nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e AKU
Eme Murati1 min lexim

Prokuroria thërret për të pyetur drejtorin e AKU, Ersid Hasanllari.
Burime jozyrtare, tregojnë se të martën në orën 09:00, kreu i AKU duhet të paraqitet në prokurori për t’u pyetur se çfarë veprimesh kanë kryer.
Ai do të jetë si deklarues, sepse duhet të shpjegojë zyrtarisht se cilat janë veprimet që ka kryer AKU dhe nëse ka kryer apo jo kontrolle më herët ndaj këtij subjekti për t’u gjurmuar ushqimi.
Si Hasanllari, pritet të pyeten si deklarues edhe zyrtarët e tjerë.
Prokurorët presin aktet që të përcaktojnë shkaqet e helmimit.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











