Kanosi me thikë menaxherin e supermarketit për ta vjedhur, arrestohet autori 40-vjeçar në Korçë
Eme Murati1 min lexim

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas të dhënave, një 40-vjeçar ka pritur menaxherin e supermarketit për të dalë jashtë, duke përdorur një mjet prerës (thikë) dhe për t’i marrë xhiron e ditës.
Mësohet se forcat e komisariatit të policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit dhe kapen e tij, ndërsa ky i fundit mbante veshur një kapuç për të mos u shfaqur.
40-vjeçari është i njohur për policinë pasi ka qenë i dënuar edhe më parë për vjedhje. Mbi të rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë” ndërsa vijojnë veprimet për rastin.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











