
Pas një jave të ngarkuar me përplasje, debate të forta dhe një eliminimi që ndryshoi dinamikat brenda lojës, Ferma VIP rikthehet me një tjetër spektakël që pritet të sjellë zhvillime vendimtare për banorët.
Në promon zyrtare të publikuar nga produksioni, paralajmërohen tensione të reja brenda fermës, sidomos pas largimit të Adion Pukës, një moment që sipas formatit ka ndikuar ndjeshëm në ekuilibrat e lojës.
Në fokus të episodit të radhës mbetet edhe Fabjola Elezaj, e cila pritet të përballet me pasoja disiplinore pas një incidenti verbal të ndodhur më herët gjatë javës.
Sipas paralajmërimeve të publikuara, masa e marrë ndaj saj mund të ndikojë drejtpërdrejt në vijimësinë e saj në garë.
Ndërkohë, fati i Olës është lënë në dorë të publikut, përmes televotimit, duke e kthyer vendimin e audiencës në faktor kyç për ecurinë e lojës dhe marrëdhënieve mes fermerëve.
Episodi i radhës pritet të transmetohet sot në orën 21:00 në Vizion Plus, si dhe në transmetim të drejtpërdrejtë në YouTube, ku do të zbulohen edhe pasojat përfundimtare të ngjarjeve të fundit.
Në mbledhjen e kësaj të premte, Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e naftës dhe benzinës.
Nga 196 lekë, nafta tani nuk do të shitet më shumë se 193 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Ndryshime ka pësuar edhe benzina, që sipas Bordit nuk do të shitet më shumë se 179 lekë litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Bordi i Transparencës në datë 8 Maj 2026, në mbledhjen e radhës vendosi:
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 179 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 167 lekë/litër.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 8 ora 13.30 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit sëbashku me Ministrinë e Financave dhe Ministirinë e Infrastrukturës dhe Energjisë janë angazhuar të mbrojnë interesat e konsumatorëve shqiptarw dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
SQARIM: Referuar Aktit Normativ nr. 1, Datë 3.4.2026 “Për një shtesë në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, ku është parashikuar, se në rast se çmimi i shitjes me pakicë, për gazoili është më i lartë se 220 lek/litri, apo për benzinën është më i lartë se 200 lek/litri, zbatohet niveli 80% i akcizës. Bazuar në zbatimin e metodologjisë per llogaritjen e cmimeve tavan te shitjes me pakice, çmimet janë nën kufirin e Aktit Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, dhe për rrjedhojë niveli i akcizës do të zbatohet i plotë, 100%.



