Do ta lije Gimbon për famën? Selin Bollati: Nuk e shoh si pengesë, dashuria…

Në një intervistë ekskluzive, ajo rrëfeu emocionet pas daljes nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, duke theksuar se fitorja i ka sjellë një ndryshim të madh në jetën personale dhe profesionale. Selin foli gjithashtu për presionin e publikut dhe për mënyrën se si e ka përjetuar famën e menjëhershme.
Gjatë rrëfimit, ajo u ndal edhe te rrugëtimi i saj brenda spektaklit, duke kujtuar momentet e pasigurisë në fillim, krijimin e aleancave, si dhe sfidat emocionale që e kanë formësuar gjatë garës.
E pyetur për jetën e saj personale dhe raportin me Gimbon, Selin u shpreh se nuk e sheh famën si pengesë në marrëdhënien e tyre.
“A do e lije famën për Gimbon apo Gimbon për famën?”, ajo u përgjigj: “Në këtë pikë që jam tani jam e lumtur sepse fama nuk më ka penguar të jem me Gimbon.”
Ndërsa për dashurinë e saj, ajo tha: “Dashuria ime për Gimbon është, nuk është nga 1 te 10, ose është ose nuk është, kështu që është.”











