Makina shpërthen në flakë në aksin Durrës-Vorë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse
Eme Murati1 min lexim

Një incident ka ndodhur mesditën e sotme në Marikaj, në aksin Durrës-Vorë.
Nga pamjet e siguruaral shihet makina e cila ka marrë flakë, teksa dëmet materiale janë të shumta.
I pranishëm në vendngjarje ka qenë prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili u ka kërkuar të pranishmëve të njoftojnë zjarrfikësen dhe policinë.
Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











