Dosja “SASPAC”, SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit. Shtyhet seanca, avokatët kërkojnë kohë
Eme Murati1 min lexim

SPAK paraqet prova të reja për të pandehurit e dosjes “SASPAC”.
Sot prokurorët kanë vënë në dispozicion të gjykatës një zarf me disa akte me të dhëna të përfituara nga këqyrja e laptop-it të të pandehurit Alfred Nikolla. Po ashtu Beqaj ka kërkuar që të dal nga kafazi edhe tek ky proces por gjykata është shprehur se do presin njoftimin nga drejtoria e përgjithshme e burgjeve për sa i përket sigurisë.
Raportohet se seanca u shty pasi kërkohet kohë nga avokatët për t’u njohur me provën e re.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











