Atentati ku dyshohet se janë vrarë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” nga plumbat
Eme Murati1 min lexim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Lezhë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje. Sikurse duket nga pamjet , automjeti ka marrë disa plumba.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











