“Qeveria mban të fshehta takimet në Bruksel”, Berisha: Delegacioni i BE në Tiranë të informojë për procesin e kapitujve

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, qeveria po mban të fshehta takimet në Bruksel.
Në mbledhjen e grupit parlamentar, Sali Berisha i bëri thirrje delegacionit të BE në Tiranë që të informojë për procesin e kapitujve.
Ndër të tjera ai tha se PD do të vazhdojë të insistojë për realizimin e kërkesave.
“Janë organizuar në Bruksel një seri takimesh të mbajtura të fshehta ndaj opozitës, qytetarëve. Në të gjitha, pa përjashtim. Në këto takime nuk është arritur ujdia apo konsensusi që të kalojë raporti IBAR, i ndërmjetëm i vlerësimit. Nuk thuhen këto, mbahen sekret pavarësisht se ka të bëjë direkt me qytetarët. Nuk u thuhet se në 6 mbledhje, kërkesat ndaj Shqipërisë kanë ardhur në rritje dhe nuk është rënë dakord të votohet. Shqiptarëve u fshihet nga qeveria dhe lobistët e saj të korruptuar fakti se vendet anëtare kundërshtuese të votimit të raportit erdhën duke u shtuar. Shqiptarëve u fshihet fakti që presidenca ndryshoi raportin dhe kërkesat. U ndryshua raporti, këto u fshihen nga Rama dhe lobistët e tij, shqiptarëve u fshihet fakti që sot në kalendar ishte parashikuar konferenca ndërqeveritare e cila nuk u mbajt. Preokupimi i lobistëve të korruptuar nuk është. Shqiptarët nuk i dinë këto, sepse do të sulmonin Ramën.
U bëj thirrje vendeve anëtare të BE-së, KE-së, të marrin çdo masë që procesi i integrimit të jetë transparent për shqiptarët. Ne do të insistojmë dhe zërin tonë. KE të vendosë si kusht bashkëpunimin e Shqipërisë dhe Prokurorinë Publike Evropiane për transparencë të parave të BE-së në Shqipëri. Dy ditë më parë është bërë mbledhja tjetër. Janë shtuar ndjeshëm kërkesat për Shqipërinë, shqiptarët s’dinë asgjë”, u shpreh ai.











