U plagosën rëndë pas shpërthimit të granatës, kush janë dy të rinjtë nga Memaliaj që po luftojnë për jetën
Eme Murati1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Majkosh të Bashkisë Tepelenë, ku dy persona janë ndeshur me një granatë e pashpërthyer brenda një kasolleje. Dyshohet se arma u ka plasur në dorë.
Raportohet se si pasojë kanë mbetur të lënduar rëndë dy personat, që janë identifikuar si Xhulio Salaj, 28 vjeç dhe Lisien Shehu, 34 vjeç.
Sipas të dhënave të para, Salaj ka pësuar dëme më të mëdha shëndetësore. Ata janë transportuar në spital menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











