“Pagesa e vonuar do të rezultojë në gjobë…”/ Alarme për qytetarët, hakeruesit dërgojnë mesazhe mashtruese në emër të e-Albania

Një valë e re mesazhesh mashtruese po qarkullon në telefonat e qytetarëve, duke ngritur shqetësime për sigurinë e të dhënave personale. Mbas mesazhit “Jemi Policia Rrugore”, tani hakërruesit kanë ndryshuar strategji. Sakaq kujtojmë se më herët janë dërguar rreth 10 mijë SMS, me mesazhin “Jemi posta”, e cila rezultoi në arrestimin e dy shtetasve kinezë. Eshte siguruar mesazhin që u dërgohet qytetarëve: Shkelja juaj e përdorimit të një pajisjeje elektronike mobile gjatë drejtimit të automjetit është regjistruar. Mund të përfitoni një zbritje prej 50% nëse e paguani gjobën brenda 15 ditëve nga shkelja. Aktualisht keni më pak se 48 orë të mbetura nga zbritja juaj. Ne ju rekomandojmë që ta paguani gjobën sa më shpejt të jetë e mundur. Pagesa e vonuar do të rezultojë në gjobën e plotë. Pagesa e vonuar mund të rezultojë në tarifa shtesë për vonesë ose veprime ligjore.











