Burg përjetë për Naim Murselin, vëllai i Liridona Ademajt i prekur pas vendimit të gjykatës: Na lehtësoi sadopak dhimbjen

Naim Murseli është dënuar me burg përjetë nga Gjykata e Prishtinës për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademajt.
Pas përfundimit të seancës, vëllai i saj dha një prononcim për mediat, i prekur, u shpreh se ky vendim lehtësoi sadopak dhimbjen e tij dhe familjarëve të tjerë.
“Sot është ajo që kemi thënë që nga fillimi: Naimi dhe Kushtrimi e kanë organizuar këtë krim. Ky vendim nuk shkon vetëm për ne, por për Liridonën dhe fëmijët e saj që nuk do ta shohin nënën e tyre për jetë. Për Kushtrim Kukollën, për këtë mund të flasë avokati se çfarë dënimi kemi pritur për të.
Vendimi i sotëm sadopak na ka lehtësuar dhimbjen, ka qenë i pritur nga gjithë populli shqiptar dhe jo vetëm familja”, u shpreh ai.
Dënohet përjetë Naim Murseli dhe Granit Plava, familjarët e Liridona Ademajt shpërthejnë në lot e duartrokitje pas vendimit
Kosova dhe Rajoni
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim të përjetshëm Naim Murselin dhe Granit Plavën, ndërsa Kushtrim Kokallën me 30 vjet burgim, për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor të vitit 2023.











