Zjarri ‘përpiu’ pallatin pranë QSUT, Koçiu takim me banorët e prekur: Do rindërtohen të gjitha apartamentet
Eme Murati1 min lexim

Banorët e pallatit që u përfshi nga flakët pak ditë më parë pranë SQUT, janë takuar këtë paradite me zv. kryeministren Albana Koçiu dhe përfaqësues të firmës ndërtuese. Banorët kanë zhvilluar një bashkëbisedim me ta, ndërsa nga kompania u është thënë që të dorëzojnë dokumentet e shtëpive dhe të firmosin, në mënyrë që kompania t’ua ribëjë edhe një herë nga e para banesat dhe bizneset që janë djegur.
Pallati 12 katësh u përfshi nga flakët në pak minuta, duke përpirë fasadën por edhe disa apartamente në brendësi. Në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dhe proceduar disa persona.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











