Nis protesta kombëtare e PD-së. Tubuesit mblidhen para Kryeministrisë, 1500 forca policie në terren

Ka nisur protesta kombëtare e PD-së, teksa protestuesit janë vendosur para Kryeministrisë.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, ku pas një takimi me strukturat pritet të shkojë në këmbë drejt Kryeministrisë.
Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat janë në gatishmëri për protestën, për të cilën PD ka kërkuar tre orë leje.
Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë erë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre dhe të nisë ‘aksioni’ opozitar.
19:34 Sali Berisha del nga selia e PD, marshon me protestuesit drejt Kryeministrisë
Pas mbledhjes së zhvilluar me strukturat e PD, Berisha sapo ka dalë nga selia blu. Kreu i PD-së pritej nga mbështetësit jashtë selisë, ndërsa bashkë me ta po marshon drejt Kryeministrisë.
17:19 Sot protesta e opozitës para Kryeministrisë/ Zbardhen detajet nga tubimi i PD, rikthehen fjalimet në foltore
Ditën e sotme Partia Demokratike do të zhvillojë protestën e radhës kombëtare, të cilën e kanë njoftuar në orën 19:00 para Kryeministrisë. Raportohet se këtë herë do të rikthehen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre dhe të nisë ‘aksioni’ opozitar. Sipas raportimi, PD ka kërkuar tri orë leje për protestën e cila po zhvillohen një muaj pas protestës së fundit.
16:58 “Qytetarët ngrihen jo me dhunë, por me dinjitet”, Berisha për protestën e sotme: Shqipëria nuk hesht më
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar sërish për protestën që do të mbahet sot në orën 19:00. Berisha shkruan në Facebook se qytetarët ngrihen me dinjitet, jo me dhunë. “Sot në 19:00, qytetarët ngrihen. Jo me dhunë, por me dinjitet. Kundër korrupsionit, kundër frikës, kundër një regjimi që mbron vjedhjet e tyre me 83 mandatet e grabitura. Shqipëria nuk hesht më”, shkruan Berisha.











