Ndryshimi i Rregullores, PS ftesë opozitës: Të rikthejmë çështjet jashtë rendit të ditës në fillim të seancës. PD: Po ngushtoni hapësirat e deputetëve

Për më shumë se dy orë deputetët e Kuvendit kërkuan fjalën për procedurë, por u përfshinë në replika dhe debat mes tyre lidhur me fondet në bujqësi dhe Samitin e Diasporës.
Nisur nga kjo situatë e përsëritur tashmë në Kuvend, ku rendi i ditës nis vetëm pas dy orësh kur ka filluar seanca parlamentare, kreu i grupit parlamentar të PS-së propozoi që, nëse opozita është dakord, çështjet jashtë rendit të ditës të rikthehen në fillim të seancës, siç ka qenë para vitit 2011.
Në rregulloren e Kuvendit ekziston një nen për çështjet që nuk janë në rend dite. Deri pak vite më parë, këto çështje trajtoheshin në fillim të seancës, por në vitin 2011 u zhvendosën në fund të saj. U propozua që kjo praktikë të rikthehet për të shmangur zgjatjen e panevojshme të procedurave.
Nga ana tjetër, u theksua se ndryshimet në rregulloren e Kuvendit kërkojnë kohë për t’u studiuar dhe nuk duhet të bëhen në mënyrë të menjëhershme apo të njëanshme. Gjithashtu u nënvizua nevoja për bashkëpunim mes palëve për të gjetur një zgjidhje të përbashkët dhe për të përmirësuar funksionimin e seancave parlamentare.











