Armëpushimi 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, reagon Von der Leyen: Një lehtësim, duhet një rrugë drejt paqes së përhershme
Eme Murati1 min lexim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mirëpritur armëpushimin 10-ditor midis Izraelit dhe Libanit, të shpallur nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
“Ky është një lehtësim, pasi ky konflikt ka marrë tashmë shumë jetë”, shkruan von der Leyen në X.
Von der Leyen thekson se tani nevojitet një rrugë drejt “paqes së përhershme”, jo “vetëm një paqe e përkohshme”, dhe shton se Evropa do të vazhdojë të bëjë thirrje për “respekt të plotë të sovranitetit të Libanit”.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











