Digjet i gjithë pallati përballë spitalit “Nënë Tereza”, evakuohen banorët. Katër të asfiksuar, të moshuarit ndihmohen të dalin nga flakët, zjarrfikësit në vendngjarje
Eme Murati1 min lexim

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, përballë spitalit “Nënë Tereza”.
Flakët përpinë të gjithë pallatin duke e djegur brenda pak minutash, ndërsa banorët nxituan të evakuoheshin. Në pamjet e siguruara shiheshin banorët, mes tyre të moshuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.
Deri në këto momente dy qytetarë dhe dy zjarrfikës janë asfiksuar nga flakët dhe raportohet për dëme të konsiderueshme materiale. Në vendin e ngjarjes ndodhet i ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari.
Ke informacion për këtë histori? Na shkruaj në mënyrë konfidenciale.Dërgo sinjalizim











